Devoll: 38 vjeçari godet të shoqen dhe vajzën e mitur

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka rrahur të shoqen e madje edhe vajzën e tyre të mitur.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në fshatin Baban në Devoll. Vajza e mitur dhe e ëma janë pajisur me urdhër mbrojtje përkundrejt 38 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.