Gjirokastër, shtetasi gjerman dërgohet pa shenja jete në spital, dyshimet e para

Një turist me origjinë nga Gjermania ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta në Gjirokastër, ndërsa në spitalin e qytetit ka mbërritur pa shenja jete.

Nga verifikimet e para të kryera nga autoritetet, dyshohet se 51 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani. Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.