Sot ndeshja Shqipëri- Çeki, qindra tifozë nisen nga Kosova e trevat shqiptare për të mbështetur kuqezinjtë

Këtë mbrëmje në “Air Albania”, kombëtarja kuqezi pret kombëtaren e Çekisë, në një prej ndeshjeve më vendimtare në rrugëtimin tonë drejt Europianit 2024.

Pritet që stadiumi i kryeqytetit të jetë plotësisht i mbushur në tifozë e jo vetëm nga Shqipëria. Këtë të enjte qindra shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe një sërë trevash shqiptare, janë nisur drejt Tiranës.

Pritet që kryeqyteti të ‘vishet’ kuqezi teksa shqiptarë anembanë vijnë në tokën amë për të mbështetur kombëtaren.

Shpresojmë në fitoren e kuqezinjte