Ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në kombëtaren Çeke humbja e djeshme në Air Albania. Pas disfatës 3-0 , Çekia e gjen veten në një pozicion tepër të vështirë e të komplikuar për kualifikimin në Euro24.
Në këto kushte, Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, lajmëroi një mbledhje të jashtëzakonshme me Komitetin Ekzekutiv të Federatës. Në radhë të parë është analiza e po ashtu dhe fati i trajnerit Jaroslav Silhavi. Pritet që mbledhja të kryhet javën e ardhshme, pasi Çekia ka ndeshje vendimtare me Ishujt Faroe.
Çështja e humbjes do të diskutohet, kjo është e qartë, por detyra ime është që të përgatis ekipin për të dielën për sfidën ndaj Ishujve Faroe në Plsen tha 61 vjeçari për mediat pas sfidës.
Fitorja në sfidën e ardhshme është e domosdoshme për Çekinë, e cila shpreson të mbërrijë deri tek kualifikimi. Por pas humbjes së rëndë në Tiranë, presioni është rritur ndjeshëm në ekip.