Ndodh në Gramsh, vëllai qëllon të vëllanë pas konfliktit për pronën

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi ka goditur me sende të forta të vëllanë e tij.  Sherri mes të dyve ka nisur për motive për pronësie.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij’- thuhet në njoftimin e policisë.