Aksioni i policisë në Veri të Kosovës: Bastisen 7 vendndodhje, këto janë arsenalet e armëve të sekuestruara

Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë speciale, kanë vijuar me bastisjen e zonave në veri të vendit, duke sekuestruar sërish një sasi të madhe armësh e armatimesh, që lidhen me ngjarjen e rëndë të 24 shtatorit.

Kontrollet janë kryer në Mitrovicë të Veriut (4 vendndodhje), Zveçan (2 vendndodhje) e në Banjskë (1 vendndodhje).

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 100

3 granata hedhës dore (zola)

1 armë automatike AK-47

1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

14 karikatorë

Municion të kalibrave të ndryshëm

63 detonatorë elektrik

23 detonatorë mekanik

1 orë për aktivizim

1 granatë dore M79

3 tuba fitila ndezës

Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.