Xhudisti Blin Kuka arrin medalje të argjendtë në Kupën e Europës në Berlin

Xhudisti nga Kosova Blin Kuka, ka mundur të fitojë medaljen e argjendtë në Kupën Europiane për moshat U18, kampionat i cili u mbajt në Berlin.

Xhudisti kosovar pësoi humbjen e vetme në finalen kundër xhudistit nga Polonia, Mateusz Wacko, i cili arriti të triumfojë. Ndeshjet i takonin kategorisë deri në 90 kg.

Blin Kuka u udhëhoq nga kampiona olimpike (tanimë trajnere) Majlinda Kelmendi.