Një 46 vjeçare me origjinë nga Moldavia, ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Rimini, nën akuzën se ka tentuar prej kohësh të vrasë të shoqin, një 54 vjeçar shqiptar.
Media italiane shkruan se gruaja kishte që nga vera e vitit të kaluar, që tentonte t’i merrte jetën të shoqit ngadalë, duke i hedhur në ushqim sasi të vogla helmi miu. Shqiptari kishte përfunduar disa herë në spital, me dhmbje të forta stomaku.
Dyshimet e mjekëve nxitën nisjen e hetimeve, ndërsa tanimë gruaja ndodhet në arrest shtëpiak, në pritje të gjyqit.
Dyshimet e mjekëve u vërtetuan kur 54 vjeçari shqiptar kreu ekzaminimet e nevojshme e testet, ku u konstatua se në gjakun e tij kishte Bromadiolone dhe Coumatetralyl, dy substanca kimike që gjenden në helmin e minjve.
Çifti ishte ndarë, por më pas ishte ripajtuar. E duket se orvatjet e gruas kishin vijuar. Në shtëpi, hetuesit gjetën në një sirtar të dhomës së gjumit një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë. Pas ekzaminimit, rezultoi se lëngu ishte bromadiolon (helm miu). Gruaja u la në arrest shtëpie në banesën e të ëmës, ndërsa autoritetet i vendosën një byzylyk elektronike, nëse 45 vjeçarja do të tentonte arratisjen.