Miqësorja me Bullgarinë, kuqezinjtë “braktisen” nga tifozët, interes i ulët për biletat

Disa ditë më parë, marrja e një bilete për ndeshjen me Çekinë dukej si një betejë e humbur. Pati mbi 300 mijë kërkesa nga shqiptarë anembanë, për 21 mijë vendet në “Air Albania”.

U bë një ‘garë’ më vete vetëm për të qenë në stadium… por ndryshe duket situata me ndeshjen e radhës së kuqezinjve, të cilët presin në Tiranë një miqësore me kombëtaren e Bullgarisë.

Interesi për biletat ka qenë i ulët, ndërsa stadiumi nuk do t’a kalojë gjysmën e kapacitetit.

Mendohet se këtë të martë stadiumi do të ketë afro 10 mijë tifozë, në një kohë kur kuqezinjtë po shkëlqejnë duke mbajtur vendin e parë në grupin E për kualifikueset në Euro2024.