Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë sërish edhe në miqësoren e zhvilluar këtë pasdite me Bullgarinë, me një rezultat të pastër 2-0.
Kuqezinjtë edhe këtë të martë ruajtën të paprekur portën e tyre në shtëpi, njëlloj si me ndeshjet e kaluara për kualifikueset në Euro24.
45 minutëshi i parë përfundoi 1-0 për kuqezinjtë, të cilët arritën në gol falë Qazim Laçit (minuta 41).
Fitorja u vulos në përfundim të pjesës së dytë, me një gol nga ana e Ernest Muçit (minuta 81), i cili një shënoi nga distanca.
Muaji I ardhshëm është vendimtar për kombëtaren tonë, pasi ndeshja me Moldavinë (17 nëntor) do të vulosë kualifikimin në Kampionatin Europian në Gjermani.