Shkodër: Sherr mes adoleshentëve 15 vjeçar, njëri godet tjetrin me biçak

Një 15 vjeçar në Shkodër ka mbetur i plagosur me mjet prerës, pas një sherri për motive të dobëta nga një tjetër bashkëmoshatar. 15 vjeçari tjetër u shoqërua nga policia për t’u pyetur në lidhje me rrethanat, në prani të prindërve e të psikologut.

I plagosuri ndërkohë, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (biçak) është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.