Tiranë, gruaja shtatzënë godet me thikë të shoqin, motra e të plagosurit: Vëllai kishte foshnjen në krahë

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, atje ku një grua shtatzanë, ka goditur me thikë bashkëjetuesin, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjithçka ka nisur pas një sherri për motive banale, ndërsa e motra e të plagosurit ka rrëfyer se i vëllai mbante në krahë foshnjen 6 muajsh në momentin kur është goditur me thikë.

Po sipas motrës së të plagosurit, i vëllai ka qenë me gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë, por bashkëjetuesja e ka kundërshtuar. Debati ka agravuar në ofendime mes çiftit, ndërsa më pas gruaja shtatzënë e ka goditur me thikën e bukës të shoqin.

“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë.

Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë.

Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo në një intervistë për “Zemër të Hapur” në Neës24.