Video, momenti i aksidentit tragjik në tunelin e Kalimashit ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova

Këto janë momentet kur një makinë me targa të Kosovës, ku ndodheshin dy vëllezër e një mik i tyre, përplaset nga pas nga një makinë e cila udhëtonte dukshëm me shpejtësi tepër të lartë.

Një kamera sigurie në tunelin e Kalimashit ka kapur momentet e aksidentit tragjik, që i kushtoi jetën dy vëllezërve nga Kosova, Sadik e Nestret Osmanit.