“Zoti ju ruajtë, kudo jeni” Mesazh nga zemra e një nëne nga Kosova, shqiptarët i dërgojnë djalin për kurim

Prej 4 muajsh Sadete Hasani pa sesi i biri, i prekur nga tumori në fyt, lëngonte në dyert e spitaleve, teksa shpresat për kurimin e tij shuheshin dita ditës.

Mjekët në Prishtinë i thanë familjes nga Prishtina se Valtoni i tyre 15 vjeçar, do duhej të shkonte urgjentisht për kurim jashtë shtetit… por familja, mundësitë nuk i kishte.

“Shqiptarët për Shqiptarët” publikoi rastin pak ditë më parë, e tanimë fatmirësisht, Valtoni u nis për kurim në Turqi.

Në kohë rekord, falë bamirësisë së shqiptarëve, u bë e mundur që Valtoni të dërgohet në një spital të specializuar. Nëna e Valtonit na ka sjellë së fundmi një videomesazh, drejtuar për këdo shqiptarë, që dha një donacion a bëri një lutje për djalin e saj.

Për momentin ndodhemi në Turqi, për trajtimin e djalit. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët ku janë e në veçanti Elvis Naçin, për kontributin e dhënë. Zoti ju ruajtë, kudo që jeni, faleminderit.

Ndiqeni videon këtu