Video, 9 orë pasi i mbijetoi rrëzimit të avionit… momenti kur piloti nxirret nga ujërat me krokodilë

Një pilot avioni është shpëtuar plot 9 orë pasi iu desh të qëndronte në Everglades, një zonë moçalore në Florida e mbushur me krokodilë. Pasi i shpëtoi mrekullisht rënies së avionit të tij të vogël, piloti arriti të ngjitet në njërin krah të avionit, ku priti për 9 orë me radhë, derisa ekipet e shpëtimit e nxorrën prej aty përmes helikopterit.

Burri kishte pësuar veçse disa lëndime të lehta.