Lezhë, pronari 52 vjeçar kap grabitësit në banesë… dy hajdutët e godasin me grushte dhe arratisen

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në fshatin Mërqi në Lezhë, atje ku një 52 vjeçar ka kapur “mat” dy hajdutë në shtëpinë e tij. 52 vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi pasi ka qenë me bagëtinë, kur është përballur me dy hajdutët. Me të parë pronarin, dy grabitësit e kanë goditur me grushte dhe janë larguar menjëherë nga banesa, pa mundur të vjedhin.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, shtetasi , 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin , 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin 52-vjeçar dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.