Punëtori 44 vjeçar bie nga lartësia e një godine në Dhërmi, ndërron jetë rrugës për në spital

Një punëtor 44 vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte në një objekt ndërtimi në Dhërmi. 44 vjeçari me inicialet A.D ra aksidentalisht nga lartësia dhe mori plagë të rënda. Autoambulanca e ka nisur të riun drejt spitalit, por ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencën e Vlorës.

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të aksidentit.“-njoftuan autoritetet.