Pamje video, “çmendet moti” në Tiranë! Kryeqyteti “errësohet” në mesditë

Reshje të dendura shiu dhe era kanë kapluar këtë të premte kryeqytetin dhe disa qytete të tjera të vendit. Për disa minuta me radhë në intervale të shkëputura, reshjet me intensitet të lartë në Tiranë kanë sjellë përmbytje në disa akse, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Veçanërisht në dalje të kryeqytetit e në autostradën Tiranë- Durrës, ku trafiku është rënduar ndjeshëm si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndërkohë edhe në Durrës situata me përmbytjet duket e rëndë.