Pamje video, ndërhyrja heroike e oficerit të policisë: O vdisja me të ose e nxirrja nga flakët

“Ishte momenti më i vështirë i karrierës sime. Kamioni mund të shpërthente nga momenti në moment dhe ajo që mendova ishte, ose do të vdes këtu ose do ta nxjerr jashtë atë njeri”

Këto janë mbresat e një oficeri policie në Karolinën e Veriut, i cili kreu një ndërhyrje me të vërtetë heroike për t’i shpëtuar jetën një shoferi kamioni. Ky i fundit kishte pësuar aksident teksa udhëtonte me kamionin trajler dhe si pasojë e impaktit kishte humbur ndjenjat. Ndërkohë flakët kishin shpërthyer në pjesën e parme të kamionit.

Kamera trupore e oficerit Corey Brooks, filmoi momentet e shpëtimit të shoferit.