Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare.
Sipas autoriteteve, e reja dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, në lagjen “24 Maji”.
“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.