Me dobësimin e intensitetit të reshjeve të shiut në mbarë Shqipërinë, këtë të shtunë në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës.
Në orët e para të ditës së sotme, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës.
Po ashtu reshje dëbore ka patur edhe në majën e Gramozit në Kolonjë.
Deri më tani nuk ka patur problematika të raportuara nga reshjet e dëborës.