Dorëzohet pas 18 orësh babai që rrëmbeu të bijën nga ish gruaja, media gjermane sjell detaje

Pas 18 orësh orvatje në aeroportin ‘Helmut Schmidt’ të Hamburgut, Salman E ka pranuar të dorëzohet e së të heqë dorë nga e bija, të cilën e kishte rrëmbyer nga banesa e ish të shoqes, Sevda E, 38 vjeçare.

BILD shkruan se rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme, 35 vjeçari kishte arritur të hynte në apartamentin e ish të shoqes, nga ku ka marrë të bijën, 4 vjeçare.

35 vjeçari kishte parë një reklamë në internet (bërë nga ish e shoqja) për shitje (tregti). Burri kishte hapur një adresë false e-maili dhe kishte kërkuar të blinte diçka. Gruaja, na padijeni se po fliste me ish të shoqin, i kishte dhënë këtij të fundit adresën.

Pasi ka mundur t’i rrëmbejë vajzën, 35 vjeçari ka udhëtuar me një automjet pa targa në drejtim të aeroportit. Atje ai ka çarë një gardh sigurie dhe ka arritur të dalë deri në pistë, panë një avioni linje për në Turqi (burri është me origjinë turke).

Me të bijën me vete, 35 vjeçari ka kërkuar që ta linin të hipnin në avionin që po nisej drejt Turqisë. Siç thekson BILD, për të shtuar presionin ndaj stafit, i riu ka vënë flakë në disa zona të aeroportit, duke hedhur shishe me lëndë djegëse. BILD i referohet zëdhënësit të policisë federale Thomas Gerbert, i cili tha se 35 vjeçari ka qëlluar në ajër (me armë) disa herë.

U deshën disa orë të gjata orvatjesh nga ana e policisë e forcave speciale, që i riu të dorëzohej. 4 vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo u dërgua në spital për kontroll, ndërsa 35 vjeçari u prangos.

Burimi: BILD Përshtati: FCH.al