Këtë mesditë në garazhin e një pallati në Yzberisht të Tiranës, u gjet një foshnje e braktisur. Foshnjen e pikasi një banor i godinës, i cili për policinë tregoi se po pinte një cigare në momentin kur ka parë foshnjen. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë e cila me të mbërritur ka dërguar foshnjen drejt spitalit, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Foshnja ishte braktisur në një divan të vjetër, lënë në një cep të garazhit të pallatit. Foshnja ishte mbuluar me një batanije në momentin kur është gjetur nga banori i zonës atje.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personin që e ka ka braktisur foshnjen. Në zonë ka kamera sigurie të cilat po këqyren për të mësuar nëse akti i braktisjes është filmuar.