Lotët e nënës: Vajza m’u dogj para syve… asaj i dhembin plagët e mua po më djeg zemra! Ju lutem, ndihmë

“O shpirt i mamit… çfarë ishte kjo që na ndodhi neve. Mami nuk të shikon dot kështu, me këto plagë.”

Një nënë që po vuan. Lotët i shkojnë papushim për vajzën, Ermelën 10 vjeçe. Vogëlushja e Shpresës është djegur në thuajse gjithë trupin, e po lëngon në shtratin e spitalit.

Një aksident fatkeq ia veshi trupin kësaj vogëlusheje me plagë, të cilat po përkeqësohen me kalimin e orëve. Shumë nga të djegurat tanimë janë infektuar dhe po e tresin trupin e brishtë të 10  vjeçares. Rreziku për humbjen e jetës është i pranishëm, nëse Ermela nuk largohet për kurim. E duke e ditur këtë gjë, Shpresën e mbulon vaji i dëshpërimit… ajo nuk ka mundësi ta dërgojë vajzën për kurim jashtë shtetit.

“O zemra ime, ty të është djegur i gjithë trupi. O shpirti mamit, ti mos u mërzit, do të shërohemi sa më shpejt.

Çupës i dhembin plagët, mua më dhemb zemra kur e shikoj kështu… ju lutem vini dorën në zemër që vajza ime të ngrihet në këmbë. Duhet ta dërgojmë patjetër jashtë shtetit”-thotë nëna.