Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi janë dy lumenj në Gjeorgji të cilët takohen në të njëjtin shtrat por nuk ‘përzihen’ mes tyre.
Edhe pse lumenjtë burojnë në të njëjtin vend, ato ndahen dhe për shkak të përbërjes, dendësisë e temperaturës së ndryshme, ujërat nuk bashkohen për një pjesë të gjatë të shtrirjes së lumit, i cili është i gjatë 112 kilometër.
Më tutje lumenjtë përfundojnë në një basen hidrik duke u bërë sërish një i vetëm, pranë një prej qyteteve të lashta të vendit, Mtskheta.