SHBA, kryhet për herë të parë në botë transplanti i syrit

Një grup kirurgësh në Nju Jork kanë arritur të kryejnë për herë të parë në botë, një transplant të syrit edhe pse ende nuk është e qartë, nëse pacientit do t’i rikthehet shikimi në syrin e transplantuar.

Aaron James, i mbijetoi një aksidenti të rëndë (elektrifikim me voltazh të lartë), ndërsa ndërhyrja zgjati plot 21 orë për rivendosjen e gjysmës së fytyrës së tij, përfshi këtu edhe transplantimin e njërit sy.

46 vjeçari e pësoi aksidentin në vitin 2021, ndërsa ndërhyrja e mjekëve u krye pak ditë më parë. Gjithçka shkoi mirë për 46 vjeçarin nga Arkandas ndërsa për operimin morën pjesë 140 personel mjekësor

“Fakti se arritëm të kryejmë me sukses transplantin e një syri të plotë së bashku me një pjesë të fytyrës, është një arritje që për shumë kohë dukej e pamundur”-tha Dr. Eduardo Rodriguez, një prej kryekirurgëve të ekipit mjekësor.

“Kemi bërë një hap madhor që na hap rrugën drejt hapit të radhës, të rikthejmë shikimin. Ne nuk po pretendojmë se shikimi do të rikthehet, por nuk ka asnjë dyshim se jemi shumë një hap larg kësaj arritje”-tha më tutje doktori.