Pamje video, pellgu ujor në ishullin Maui merr ngjyrë rozë

Një zonë moçalore në një park kombëtar në Maui të Havait ka tërheqëur vëmendjen e medias dhe qindra turistëve, të cilët kanë mbërritur për të parë një fenomen të rrallë.


Uji në një pellg është kthyer në një ngjyrë rozë të thellë. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa studiuesit ende nuk e kanë të qartë se çfarë ka shkaktuar ndryshimin në ngjyrë të ujit.
Dyshimet janë se ngjyra rozë mund të ketë ardhur nga rritja e papritur e niveleve të kripës në ujë, çka bën që atje të rriten mikroorganizma të quajtura halobaktere salinarum, disa nga të paktat lloje bakteresh që mund të jetojnë në ujëra me nivele të larta kripërash. Si pasojë e një pigmenti në membranën e tyre, këto mikroorganizma bëhen përgjegjëse për ngjyrimin e ujit apo sipërfaqeve ku shumohen.