Pikaset nga kalimtarët, një grua gjendet e pajetë në plazhin Durrësit

Një grua në moshën 53 vjeçe, banuese në Tiranë, është gjetur e pajetë këtë të hënë në plazhin e Durrësit. Gruaja është pikasur nga kalimtarët në det, ndërsa autoritetet njoftuan se nga dyshimet paraprake, duket se e ndjera është mbytur aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.