Një dëmtim fatkeq për mbrojtësin e kombëtares Arlind Ajeti, do t’i kushtojë futbollistit të dyja ndeshjet e mbetura në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Euro2024.
Mbrojtësi kuqezi është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun. Pas kontrolleve mjekësore e një rezonance magnetike, është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për një sërë ditësh pushim, përpara se të nisë rikuperimin.
Trajneri i kombëtares Silbinjo ka vendosur tashmë që të thërrasë Jon Mersinajn, i cili do të bashkohet me ekipin këtë të hënë. Fatmirësisht lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe pritet që i gjithë grupi të plotësohet gjatë kësaj mbrëmje.
Shqipëria luan në pak ditë (17 nëntor) në Moldavi dhe më tutje (20 nëntor) me Ishujt Faroe në “Air Albania”. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e parë në grupin E. I mjaftueshëm është një barazim këtë të enjte me Moldavinë dhe Shqipëria siguron kualifikimin për në Berlin.