Atletja Luiza Gega është shpallur sërish më e mira e Ballkanit. Gega ka mundur të fitojë garën e krosit mbajtur në Bullgari, me një epërsi të madhe. Atletja zuri vendin e parë me koën 27’16” pasi përshkoi një distancë prej 8.000 metrash.
Atletja që zuri vendin e dytë, bullgarja Debora Avramova, mbeti pas atletes sonë plot 29 sekonda prapa.
Vendin e tretë e zuri atletja nga Turqia Bahar Atalai, me kohën 27’56”.