Rruga e çarë më dysh, shtëpi të braktisura, pamjet nga qyteza nën rrezikun e shpërthimit të vullkanit

Afro 4 mijë banorët e një qytezës së Grindavik tanimë i kanë braktisur shtëpitë e tyre prej ditësh, ndërsa pamjet e filmuara me dron atje, i përngjajnë një qyteze fantazëm. I gjithë gadishulli i Reykjanës në Islandë, është nën alarm për shpërthimin e pritshëm të vullkanit Fagradalsfjall. Lëkundjet e tërmeve vijojnë e në ditët e fundit janë regjistruar mijëra të tilla.

Shumë nga rrugët e qytezës janë çarë më dysh, ndërsa toka është hapur e shtyrë nga forca e magmës nëntokësore.

Banorët e qytezës po lejohen në pak kohë e në grupe të vogla, që të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre e të marrin çtë munden.