Greqi: Me jelek gjahu dhe çifte, 39 vjeçari shqiptar tenton t’i marrë jetën kunatit pas gotave të alkoolit

Një 39 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në zonën e Lagada në Selanik, pasi u orvat të vrasë kunatin e tij 37 vjeçar.

Sipas medias greke, mbrëmjen e të mërkurës 39 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. I armatosur me një çifte, ai ka qëlluar në drejtim të kunatit. Fatmirësisht ky i fundit nuk u prek nga e shtëna.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa 39 vjeçari hyri në oborrin e një kishe dhe qëlloi sërish me armë në ajër, në orvatje për të kanosur oficerët e policisë.

Pas disa minutash, 39 vjeçari u arrestua. Çiftja që posedonte shqiptari rrefuzoi të ishte raportuar e vjedhur që në janar të këtij viti. 39 vjeçari kishte veshur një jelek gjahu, mbushur me fishekë nga më të ndryshmit.