Dibër: Baba i 6 fëmijëve humbi jetën pasi e zuri përfund pllaka e mermerit, policia arreston pronarin e firmës

Një ditë pas vdekjes tragjike të një punëtori 35 vjeçar, policia ka vënë në pranga pronarin e firmës ku punonte i ndjeri. Bedri Markja, baba i 6 fëmijëve, punonte në një firmë që merrej me punimin e mermerit.

Gjatë punës e në rrethana ende të paqarta, 35 vjeçari është zënë poshtë nga një pllakë mermeri 3×3 metër. Pavarësisht dërgimit në spital, ai ka ndërruar jetë

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Urim Bulku, 51 vjeç, banues në Peshkopi, pronar i këtij subjekti”, njofton policia.