Një i moshuar 71 vjeçar është gjetur i pajetë në një zonë malore në Pagosa Springs (Kolorado), dy muaj pasi ai kishte dalë nga banesa me qenin e tij, për të bërë ngjitje.
Trupi i të moshuarit i quajtur Riç Mur (Rich Moore) u gjend rastësisht nga një gjahtar i zonës, ditë pasi ekipet e kërkim- shpëtimit i kishin ndaluar orvatjet për të gjetur 71 vjeçarin.
Gjahtari pa qenin, i cili nuk ishte larguar nga trupi i pronarit. Siç raportoi zyra e sherifit atje, qeni u dërgua në veteriner dhe pas disa kohëve mjekim, iu ribashkua familjes së pronarit të ndjerë.
Qeni kishte mundur të mbijetonte duke pirë ujë në një vijë ujore aty pranë dhe duke gjuajtur kafshë të vogla (minj e brejtës të tjerë). Kur qeni u gjet dhe u dërgua tek veterineri, kishte humbur gjysëmn e peshës trupore (6 kg në 2.7 kilogramë).
Burimi: Business Insider/ Përshtati: Fch.al