Aksident tragjik në Lushnje, 26 vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga… ndërron jetë në vend

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mëngjes në rrugën Fier- Lushnje, ku për pasojë humbi jetën një djalë në moshë të re. 26 vjeçari i identifikuar si Eri Naska ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Makina e tipit ‘Benz’ është përplasur më tutje në një mur rrethues aty pranë. I riu ka humbur jetën në vend.

26 vjeçari punonte si inxhinier mekanik në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në Fier. Në harkun kohor të 24 orëve kanë humbur jetën tre persona si pasojë e aksidenteve. Mbrëmjen e djeshme dy të tjerë humbën jetën në dy aksidente në Elbasan e Kuçovë.