Video, momenti kur dy makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fier, 5 persona mbetën të plagosur

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy makina janë përplasur duke lënë 5 persona të plagosur. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të dielës në Fier, në zonën e njohur si “Kthesa e Patosit”.

Njq 20 vjeçar i cili drejtonte mjetin e tipit ‘Benz’ ishte personi i cili u përplas me automjetin tjetër të tipit ‘Ford’. Për pasojë 2 shoferët mbetën të plagosur, përfshi dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin e tipit ‘Ford’.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ndërsa grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.