Prekëse, tifozat kuqezi thërrasin emrin e heroit të Kosovës Afrim Bunjaku… “udhëhiqen” nga djemtë e oficerit

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë e Ishujve Faroe i dha pikën e mjaftueshme kuqezinjve, që ta përfundonin raundin e kualifikuese të Europianit me një biletë për në Gjermani, si kryesuese të grupit.

E mes festës dhe emocioneve për këtë arritje, një moment i bukur që nuk u kap nga kamerat e televizioneve ishin dhe këta dy djem në moshë të vogël, që thërrasin së bashku me tifozat kuqezi emrin e babait të tyre, një njeri që dha jetën për Kosovën.

Djemtë janë fëmijët e oficerit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë më 24 shtator gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë. Korin me thirrje në nder të oficerit hero, e udhëhoqën djemtë, duke e kthyer në një moment të paharrueshëm.