Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

115 vite më parë në Kongresin e Manastirit, do të bëheshin bashkë njerëzit më të shquar të vendit, për të unifikuar gjuhën tonë shqipe.

Punimet e Kongresit zgjatën mes 14 e 22 nëntorit 1908, ndërsa sot festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Kongresi për standardizimin e gjuhës shqipe u zgjodh të mbahej në Manastir sepse aso kohe, qyteti ishte një qendër me rëndësi e botës shqiptare.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës.