Geert Wilders, kush është populisti anti-islamik që fitoi zgjedhjet në Holandë

“Veterani anti-islam”, “lideri populist”. Janë këto të paktën dy nga shumë etiketimet që përgjatë 25 viteve në politikë i janë përngjitur premtimeve e deklarimeve që Geert Wilders ka bërë gjatë dekadave.

Së fundmi politikani i krahut të djathtë ka mundur të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në Hollandë, duke u bërë kësisoj personi i cili do të mund të formojë qeverinë në aleancë me të tjera parti që do t’i bashkohen. “Partia e Lirisë” e drejtuar prej Wilders fitoi 37 ndenjëse nga 150 të tilla në parlamentin holandez, duke e bërë atë kandidatin që do të formojë qeverinë e re.

Fitorja e Wilders ka shokuar politikën vendase në Holandë, e pritet t’i përçojë valët e shokut në mbarë Europën, shkruan BBC-ja në një artikull dedikuar figurës dhe premtimeve që ka bërë ndër vite politikani populist.

“Ne fituam, s’mund të injorohemi më”-tha vetë Wilders, gjatë një takimi për të shpallur fitoren në zgjedhje.

Lideri i “Partisë së Lirisë” fitoi votën e holandezëve në një kohë kur ka frustrim të madh të popullsisë në lidhje me flukset emigratore. Wilders po ashtu tha se do të mbajë premtimin e tij për të ndaluar e bërë të paligjshëm librin e shenjtë të muslimanëve.

BBC-ja shkruan në artikullin e saj se tre partitë e tjera të mëdha të Holandës duket se do të lihen jashtë nga Wilders, në orvatjet e tij për të krijuar koalicionin qeverisës, e kjo për shkak të pozicionimit të tij në estremin e djathtë politik. Gjithsesi, thekson BBC-ja, një qasje e tillë mund edhe të ndryshojë, kjo dhe për shkakun se fitorja e politikanit të djathtë, nuk është e thellë.

Përgjatë deklarimeve të tij dhe argumentimit të manifestit të partisë që drejton, Wilders ka thënë se në plan ka të bëjë të paligjshëm jo vetëm Kur’anin, por edhe shkollat islamike e xhamitë. Sipas tij të gjitha këto do të shkojnë në ‘koelkast’, e cila është fjala holandeze për frigoriferin.

Përveç qasjes së tij anti-islamike, Wilders është deklaruar hapur kundër emigrantëve, mbylljes së plotë të kufijve të vendit dhe idesë së daljes së Holandës nga Bashkimi Europian.

Burimi: BBC