Dyfishi i sipërfaqes së Londrës, pas 40 vitesh ‘qetësi’, nis “lëvizjen” ajsbergu më i madh në botë

Ajsbergu më masiv në glob ka nisur të lëvizë, pas më shumë se 30 vitesh i mbetur i ngecur në dyshemenë e oqeanit. Ajsbergu i quajtur A23a u shkëput nga brigjet e Antarktidës në vitin 1986, por shumë shpejt mbeti në detin Weddell, duke u kthyer në një ishull akullnajor.

Me një sipërfaqe prej afro 4,000 km katrorë, akullnaja është më shumë se dyfishi i qytetit të Londrës. Tashësia e saj është 400 metër, pra më e madhe sesa qiellgërvishtësja më e lartë në Europë (London Shard-310m). Vitin që lamë pas, shkencëtarët vunë re që pati një rritje të shpejtësisë së lëvizjes së masivit, i cili tanimë ka nisur të dalë nga ujërat e Antarktidës.

Por përse, pas afro 4 dekadash, ky asjberg është në lëvizje?

“Pyeta disa kolegë për këtë çështje, duke menduar nëse do të ishte e mundur se ndryshimet e temperaturave ujore mund ta kenë sjellë lëvizjen. Konsensusi ishte se thjesht kishte ardhur koha. Ajsbergu mbeti ngecur në ujë në ’86, eventualisht do të shkrihej mjaftueshëm sa për t’u shkëputur nga toka.”-tha Dr. Andreë Fleming.