“Sot shkova tek shtëpia e tij, por Zefi ishte shuar” Aktori Edmond Halili: Nuk bën më nëna Zef Dedë sa të ketë jeta

Aktori i humori Edmond Halili ka treguar ishte nisur këtë mëngjes të së premtes nga Durrësi drejt Shkodrës, për të takuar të ndjerin Zef Deda… fatkeqësisht ai nuk mundi ta takojë kolegun, mikun e ‘vëllain e madh’, Zef Deda ishte shuar.

“E kemi pasur vëlla të madh. Është një dhimbje shumë e madhe për qytetin e Shkodrës dhe humorin shkodran dhe shqiptar. Sot u nisa enkas nga Durrësi për të pirë një kafe tek shtëpia e tij. Sa kam hyrë, doli infermieri dhe tha se Zefi dha shpirt. Imagjino se si e kam ndjerë veten në këto momente. Më erdhi jashtëzakonisht shumë keq. Me Zefin kemi shumë kujtime të mira, kemi dhënë shfaqje të mrekullueshme. Ka qenë një aktor i famshëm i madh. Nuk bën më nëna Zef Dedë sa të ketë jeta”, tha Halili.

Mjeshtri i humorit Zef Deda ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.