Mbërrin i ftohti siberik në Shqipëri, nesër termometri zbret deri në minus 6 gradë

Që në orët e para të së shtunës reshjet e dëborës kanë prekur zonat malore të vendit, teksa temperaturat në ultësirën perëndimore, shoqëruar me reshje të dendura, kanë rënë ndjeshëm.

Por të dielën, pritet që termometri të bjerë edhe më tutje, përgjatë gjithë territorit të Shqipërisë. Sipas meteorologëve, parashikohet që në zonat malore termometri të shkojë në minus 6 gradë celsius, ndërsa në zonat qendrore të vendit deri në 0 gradë.

Reshjet e dëborës në zonat malore, veçanërisht në veri të vendit, pritet të vijojnë përgjatë gjithë natës. Të dielën pritet që të jetë dita më e ftohtë në të gjithë endin, kjo për shkak se Shqipëria është prekur nga një rrymë e ftohtë siberia, masë e cila do të jetë prezente në vend deri të hënën.