Llavë në vullkanin e mbuluar nga dëbora, pamje spektakolare nga Etna në Itali

Vullkani më aktiv i Europës, ka shpërthyer sërish duke ndezur qiellin e natës. Vullkani Etna vijon të mbetet aktiv që prej vitit 2013. Ditët e fundit zona atje është mbuluar nga dëbora, duke e bërë edhe më spektakolare pamjet e aktivitetit vullkanik.

Autoritetet italiane lëshuan së fundmi një paralajmërim për qarkullimin ajror në aeroportin e Katanias.