Nga homazhet në Prekaz deri tek parada në Tiranë e flamuri në Vlorë, pamje nga festimet për 28 Nëntorin

Këtë 28 Nëntor shënohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë e cila bashkon çdo shqiptar, kudo ku ai ndodhet, në festë.

Kudo në trojet shqiptare është ngritur flamuri kombëtar për të nderuar gjakun e sakrificat e të parëve për ruajtjen e përjetësimin e identitetit, kombit shqiptar.

Sot në Prekaz, është ngritur flamuri kuqezi në nder të komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili dha jetën për Kosovën. Sot është ditëlindja e Adem Jasharit dhe figurat më të larta të shtetit të Kosovës, kanë nderuar sakrificën e tij të madhe.

Në Tiranë ndërkohë, e pavarësisht kushteve të motit, festa dhe ngjyrat e flamurit kanë pushtuar bulevardin kryesor të vendit. Në kryeqytet mbi 150 ansamble popullore ndodhen në bulevardin “Bujar Curri”, duke valëvitur flamurin e kombit e në mesin e këngëve.

Në Vlorë po ashtu pati ceremoni zyrtare për nderimin e figurave shqiptare që më 28 Nëntor 1912, shpallën Shqipërinë të Pavarur, duke ngritur flamurin.