U deshëm plot 1 milionë e 200 mijë palosje, të plot 120 mijë letrave për të krijuar këtë vepër, në një ditë feste për këdo shqiptar, anembanë botës.
Arbnora Fejzi-Idrizi nga Skënderaj i Kosovës, është njëherë i ka tejkaluar limiet e saj me artin e letrave origami, duke synuar sërish thyerjen e rekordit Guinness, me mozaikun më të madh origami në botë.
Flamuri kombëtar u shpalos sot i përfunduar, ndërsa në intervistë për ‘Anadolu’, Arbnora tregoi se ka qenë një punë kolosale deri në krijimin e plotë të flamurit.
“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është 1.300 metra katrorë, është më i madh se mozaiku i kaluar.
Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur. Mirëpo, kur është finalizuar, ta them të drejtën, nuk kam ardhur pothuajse deri në fund ta shikoj nga lart se si po duket dhe kam ngelur me emocione dhe ndoshta dhe lotët më kanë dalë nga gëzimi”, tha Arbnora.