Reshje shiu dhe rrëshqitje dherash, rrugët problematike ku duhet kujdes i shtuar nga shoferët

Moti me reshje shiu përgjatë natës ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore përgjatë Shqipërisë. Në një sërë rrugësh ka patur rrëshqitje të dherave, inerteve e gurëve, në rrugët Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë. Gjithashtu rrëshqitje dheu janë rapotuar edhe në Klos –Qafë Buall.

Në zonal e thella malore në veri, kanë rinisur po ashtu reshjet e dëborës.

Njoftimi i ARRSH

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve  Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,

Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë në rritje Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.