Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në një qytet të Australisë kanë kapur aktin heroik të një vajzë 14 vjeçare, veprimet e të cilës shmangën një tragjedi të mundshme.
Vajza e quajtur Isabelle Miller, ndodhej në autobus së bashku me 20 studentë të tjerë, në momentin kur automjeti i parkuar fillon të lëvizë dhe merr shpejtësi drejt pikës së karburantit. Vajza vrapon dhe kap timonin, duke arritur të manovrojë e të largojë autobusin nga rreziku.
Në atë moment shoferi i autobusit dhe mësuesi kishin dalë nga makina.
