Po jeton veçse me serume në kokë, s’mund të ushqehet… lotët e Marinës 8 muajshe

Trupi i saj i vogël përpëlitet nga dhimbjet. Fryma e saj e brishtë është rënduar tej mase. Mushkëritë i janë lodhur, ndërsa gjymtyrët sa kalon koha, bëhen edhe më të imët.

Kurse lotët, nuk pushojnë. Rrëshqasin nga sytë e saj të bukur drejt e tek shtrati i spitalit ku qëndron prej kohësh. Atje në dhomë dëgjohen veçse të qarat e saj, ndërsa nëna e babai me kokën ulur, janë mbytur nga dëshpërimi.

Kjo është pamja e dhimbshme e një vajze që është veçse 8 muajshe, Marinës. Ajo prej ditësh tashmë nuk mund të ushqehet, veçse përmes serumeve. Një problem në ezofagun e mushkërinë e vogëlushes, ia pamundëson organizmit të ushqehet. E kësisoj Marina vogël, jeton falë serumeve. Venat në krahë tanimë i janë çarë dhe serumin po e merr nga koka.

Kohë nuk ka shumë për këtë ëngjëll, që ka nevojë urgjente për kurim të specializuar jashtë shtetit.