Vdekja tragjike e Jonadës, pas 7 seancash paraprake gjykata ndan dosjen ndaj ish oficerit, reagon familja Avdiaj

Pas plot 7 seancave paraprake, Gjykata e Vlorës ka vendosur këtë të premte që dosja ndaj ish oficerit të policisë Arjan Tase, të ndahet e gjykohet veçmas nga ajo e 8 oficerëve të tjerë (akuzuar për shpërdorim detyre) të marrë nën gjykim për tragjedinë e gushtit të vitit të kaluar në Potam.

I pranishëm në seancën gjyqësore ishte gjyshi i Jonadës së ndjerë, i cili tha për mediat se pas një kalvari të gjatë seancash paraprake, ëstë marrë një vendim i tillë. Gjyshi Jonaës është shprehur skeptik mbi ndarjen e dosjes hetimore, duke thënë se e vetmja gjë që ai dhe familja kërkojnë, është drejtësia për Jonadën e tyre.

“Jam Ismet Adiaj, gjyshi Jonadës. Është hera e shtatë që jemi këtu, megjithatë pas këtij kalvari të gjatë arritëm të zhvillojmë një seancë. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët, të cilët në një koordinim së bashku, sepse nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë këta persona janë punonjës shteti, që kanë pas funksione të caktuara për të respektuar rregullat. Natyrisht që të gjithë avokatët e tyre kërkojnë rrethana lehtësuese… shkojnë deri aty sa, këta njerëz që kanë marrë rrogën për të siguruar jetën e njerëzve, edhe të Jonadës sime e cila mbeti në helikat e motorrëve të këtyre njerëzve që e drejtonin këtë komisariat. Ai (Tase) pavarësisht se është autori i krimit, por ama, edhe ata që ndodheshin përreth tij, janë përgjegjës. Unë kërkoj mbështetjen e televizioneve, mediave. Këtu nuk është çështja se flitet vetëm për mbesën time.Çështja është që kjo të mos ndodhë më, që drejtësia të bëjë drejtësi, të japë mesazh, për ta mbrojtur këtë vend, këtë popull.”-tha gjyshi i të ndjerës.

Seancat gjyqësore janë shtyre për arsye të ndryshme përgjatë mëse 1 viti, ndërsa duke filluar nga kjo e premte, dosjet do të gjykohen veçmas për ish oficerin Tase e 8 efektivët e tjerë të akuzuar për shpërdorim të detyrës.

Kujtojmë se më gusht të vitit 2022, ish oficeri Tase, në sheklje të rregullave të lundrimit, kishte mbërritur në breg me një skaf, e në manovrën për t’u kthyer pas, shkaktoi tragjedinë duke i marrë jetën 7 vjeçares që lahej në det.