Shqipëria ka mësuar këtë mbrëmje në shortin e hedhur në Hamburg, se cilët do të jenë kundërshtarët në kampionatin Europian i cili nis qershor në Gjermani.
Mund të thuhet pa asnjë dyshim se Shqipëria është pjesë e grupit të ferrit, me tri skuadra që askush nuk i kishte parashikuar se do të ishin pjesë e grupit me Shqipërinë.
Sipas shortit, Shqipëria është pjesë e grupit B, me Italinë, Spanjën e Kroacinë.
Ndeshjen debutuese Shqipëria do ta zhvillojë me Italinë fqinje, thënë ndryshe me kombëtaren me 4 tituj botërori e 2 tituj europiani.
Grupi A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra
Grupi B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria
Grupi C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia
Grupi D: Play Off A, Hollanda, Austria, Franca.
Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play Off B
Grupi F: Turqia, Play Off C, Portugalia, Çekia